Drejtori i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimi i Prishtinës për “Trepçën” është pa bazë juridike dhe jolegjitim.
Megjithatë, ai ka thënë se “veprimet e Prishtinës” do ta destabilizojnë vendin, por edhe do ta vështirësojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “B92”, transmeton Gazeta Express.
Sa i përket dialogut që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjuriq thotë se sa më shpejt duhet të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, krijimin e saj dhe pozicionin e serbëve të Kosovës./GazetaExpress/