Aktuale

Gjuriq: Trazirat e marsit janë gdhendur me të zezë në historinë e popullit serb

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka theksuar se gjërat në Kosovë janë të ngjashme me ato të 17 marsit të vitit 2004, duke shprehur shqetësimin se klima politike nuk ka ndryshuar ndjeshëm kur bëhet fjalë për shqiptarët e Kosovës.

Siç shkruan Tanjug, Gjuriq ka vlerësuar se Kosova është zonë e post-konfliktit me normën më të ulët të kthimit të njerëzve në botë.

“Nga respekti për viktimat nuk do të komentojë deklaratat e politikanëve shqiptarë, të cilët ishin të ulur në pozita përgjegjëse gjatë masakër së marsit në Kosovë. Mirëpo, pa dyshim, 17 marsi i vitit 2004 është gdhendur përgjithmonë në shkronja të zeza në historinë e popullit serb, si datë kur për një ditë janë djegur mbi 35 objekte fetare, janë dëbuar 4000 njerëz dhe u shkatërruan 800 shtëpi serbe “, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.