Drejtori (i të ashtuquajturës) zyrë të Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq ka vlerësuar se thirrja e liderit të vetëvendosjes albin Kurti në reciprocitet në raportet me Beogradin është vetëm eufemizëm për refuzim të dialogut, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.
“Në këtë mënyrë Kurti në të vërtetë ka paralajmëruar se do të heq mundësinë e plasmanit të mallrave serbe në Kosovë bile edhe me taksë të paguar”, është shprehur Gjuriq në një deklaratë të shkruar.
Si theksoi ai, Kurti „me gënjeshtra iu shkurton të drejtat“ serbëve për formimin e Bashkësisë së komunave serbe.
“Beogradi do të vazhdoj të i jap rast dialogut, por me njeriun e gozhduar me ideologji urrejtje dhe anakronizmi politik, vështirë se mund të ketë ndonjë bisedë produktive” ka thënë Gjuriq.
Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se taksa 100 për qind në mallrat serbe do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit që Kosova do të vendos me Serbinë.
„Reciprociteti është parimi i drejtë i raporteve konstruktive. Do të përcaktojmë regjistrin me lista të gjithë elementeve që kanë të bëjnë me reciprocitet me Beogradin“, ka thënë Kurti në intervistën N1.
Si ka sqaruar ai, reciprocitet do të thotë që Serbia duhet të bëjë edhe diçka në ndonjë fushë tjetër para se të hiqen taksat me çka do vazhdohet dialogu mes Kosovës edhe Serbisë. Bota Sot