Marko Gjuriq fillojë provokimet shumë moti me hyrje ilegale në Kosovë, dje nuk ishte hera e parë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para disa ditë bërë kërkesë për të hyrë në territorin e Kosovës, mirëpo kjo kërkesë iu refuzua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Arsyeja e refuzimit të kërkesës është në bazë të deklaratave që “shefi i tij”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i bërë disa ditë rresht. Aty thoshte se një zyrtarë serbë do t’i njoftojë qytetarët serbë në Kosovë për dialogun e brendshëm për Kosovës, dhe do të njoftonte për ndihëm e madhe që Serbia i jep dhe do vazhdojë t’i jap qytetarëve serbë në Kosovë.
Sido qoftë, politikani serb,Gjuriq, nuk ia vuri veshin shumë ndalesës që i bëri Kosova duke thënë se do të jetë i pranishëm në Kosova dhe “le të më ndalin shqiptarët nëse mundën”, shkruan lajmi.net.
Ai dje përmes rrugëve dytësore hyri në Kosovë dhe u nis për në Mitrovicën e veriut për të mbajtur fjalim, gjatë fjalimit u arrestua nga Njësia Speciale e Kosovës.
Mirëpo, nuk është hera e parë që Gjuriq provokon në këtë mënyrë, edhe më 15 dhjetor 2016, ai kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, duke marr pjesë në një hapje të një pompe të benzinës dhe të objektit të shitjes me pakicë të Industrisë së Naftës të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës.
Ministri e Punëve të Jashtme e Kosovës edhe gjatë asaj kohe i kishte refuzuar kërkesën për të hyrë në vend, por ai nuk e kishte përfillur.
Një detaj interesant i krejt kësaj mesele të 2016 ishte se ai në Kosovë kishte hyrë me një auto-ambulancë, kështu së paku kishin raportuar mediat serbe gjatë asaj kohe përmes burimeve.
Megjithëkëtë Gjuriq kishte provuar edhe herë të tjera për të hyrë në Kosovë, por ai ishte kthyer mbrapshtë në kufi. /Lajmi.net/