Drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se këto ditë është duke lëvizur nëpër Kosovë sikurse kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, raporton Tanjug.
Gjuriq qëndroi sot në pjesën veriore ku ka qenë i pranishëm në hapjen e pikave të karburanteve të Nis Petrol.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse i është ndaluar vizita në Kosovë, Gjuriq tha se është i detyruar që këto ditë “të lëvizë nëpër Kosovë sikurse Isa Mustafa”.
Në fillim të këtij muaji serbë nga veriu i Kosovës ka tentuar që ta ndalojnë kryeministrin Isa Mustafa që të marrë pjesë në hapjen e urës në lumin Bistrica për çka ai është detyruar që të shkojë rrugëve alternative.
“Nuk mendoj se në ndonjë mënyrë kjo i kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve por unë jam njeri i lirë. Serbia është vend i lirë dhe ne e dimë se si ruhen të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Gjuriq duke shtuar se duke ruajtur lirinë persona ruajnë edhe liritë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve.
Sipas mediave serbe Gjuriq në Mitrovicë ka folur edhe për kodin telefonik që sipas tij Telekomit të Serbisë i është dhënë licenca që të operojë në tërë territorin e Kosovës.