Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjidhja për Republikën e Kosovës nuk mund të bëhet pa arritur një marrëveshje me Serbinë.
Këto deklarime Gjuriq i ka bërë në TV Pink, duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje e cila nuk është në favor të Serbisë.
“Ne jemi për zgjidhje por nuk do të bëjmë kompromis për të pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Gjuriq.
Ai ka folur edhe për veprimin e djeshëm të delegacionit serb të cilët e lëshuan konferencën e përbashkët për Politika të Jashtme që po mbahej në Vjenë të Austrisë, shkaku i pranisë së Republikës së Kosovës si shtet më të drejta të plota./GazetaExpress/