Aktuale

Gjuriq në veriun e Mitrovicës, cilat vende do t’i vizitojë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, tashmë ka arritur   në veriun e Mitrovicës, dhe po merr pjesë në lutjen për festën e “Shën Mitrit”.

Për një gjë të tillë ka lajmëruar edhe e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën”.

Gjuriq do të vizitojë Qendrën e Mjekësisë të rinovuar në Leposaviq, dhe në mbrëmje do të vizitojë Qendrën Mjekësori në veri të Mitrovicës.

Nuk dihet nëse ka marrë lejen e autoriteteve shetërore të Kosovës.

Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës kur ishte futur në Kosovës pa leje paraprake nga Republika e Kosovës./FaktePlus