Drejtori i së ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Marko Gjuriq ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë janë në presion tash e 17 vjet.
Por që ai ka thënë se pavarësisht kësaj nuk ka vend për frikë, shkruan Politika.rs, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se në Kosovë ka radikal fetarë dhe një lloj bombe sociale të kurdisur.
“Por sot për Pashkët fatmirësisht është qetë dhe shpresojmë që të mbetet kështu”, ka thënë Gjuriq në Glaviçiq afër Gjilanit në përgjigjen e gazetarëve nëse është i shqetësuar lidhur me situatën në Kosovë.