Aktuale

Gjuriq: Mbështesim çdo vendim të serbëve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, se përfaqësuesit serbë për çdo vendim që do të marrin për hyrje në institucionet e Kosovës do të kenë edhe mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

“Mbështesim përfaqësuesit serbë për çdo vendim që marrin, pasi që do të jenë ata që do të jetojnë në rrethana, të cilat të gjithë e dimë si janë”, tha Gjuriq në Qeverinë e Serbisë.

Ndryshe, Lista Serbe ka vendosur të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, ku do të kenë tri ministri, atë të Bujqësisë, Kthimit dhe Administratës së Pushtetit Lokal.

Ministër i Kthimit pritet të jetë Dalibor Jevtiq, Ivan Todosijeviq pritet të udhëheqë Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, derisa emër i ri në Qeverinë e Kosovës do të jetë Nenad Rikalo, përfaqësues i deritanishëm i Listës Serbe në KQZ, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë.