Aktuale

Gjuriq kundërshton vetëzgjedhjen e Jabllanoviqit: Simiq është përfaqësuesi ynë i vetëm

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesi legjitim i popullit serb në Kosovë dhe vetë Listës Srpska është Slavko Simiq.

Këtë deklaratë Gjuriq e bëri pasi Aleksandar Jabllanoviq dje ishte vetëshpallur kryetar i Listës Srpska, në vend të Slavko Simiqit, shkruan Tanjug, transmeton Express.

“Republika e Serbisë, qeveria dhe populli serb të qëndrojnë të vendosur nga liderët serbë në Kosovë, sepse ata janë përfaqësues legjitim dhe të zgjedhur të popullit serb. Lista Srpska ka vetëm një përfaqësues, ai është Slavko Simiq”, ka thënë Marko Gjuriq.