Aktuale

Gjuriq i kundërpërgjigjet Thaçit: Gjenocid ka bërë UÇK-ja

Nëse dikush në Kosovë ka kryer gjenocid, atëherë atë e ka bërë UÇK-ja dhe komandantët e saj të mëparshëm dhe të tanishëm, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit dhënë për Danas, ku tha se Kosova do ta dëshmojë ndërkombëtarisht se Slobodan Milloshevic kreu gjenocid në Kosovë.

“Këtë nuk mund ta dëshmojnë serbët e vrarë, por janë një çerek milion serbë që u desh të largohen nga Kosova pasi rrezikonin të shfaroseshin”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, këmbëngulja e Thaçit se Kosova do ta dëshmojë gjenocidin e Millosheviqit para instancave ndërkombëtare është vetëm një konfirmim se Prishtina është duke u përpjekur për të depërtuar tek trupat e OKB-së për të vazhduar luftën kundër Serbisë me mjete të tjera.

Gjurith deklaroi po ashtu se Thaçi në këtë intervistë “në mënyrë fyese dhe cinike, e mohoi përgjegjësinë për krime terroriste të UÇK-së të kryera ndaj civilëve serbë pas ardhjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë”.
Gjuriq shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është demilitarizuar asnjëherë dhe se, sipas tij, ushtarët e UÇK-së tashmë kanë dallimin e vetëm faktin se vishen me rroba civile.