Aktuale

Gjuriq: Kosova nuk do ta ndalë hyrjen e trenit të Serbisë në Mitrovicë

Nesër pritet që nga Beogradi në Mitrovicën veriore të arrijë një “tren rus: me ikonografi nacionaliste e fetare serbe.

Lidhur me këtë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se nuk pret që autoritetet e Kosovës të “ndalojnë hyrjen e trenit në krahinën jugore”.

Ai, siç njofton b92, ka thënë se trafiku ndërmjet qyteteve serbe dhe atyre në Kosovë zhvillohet tash e disa vite

“Janë dhjetëra autobusë të cilët nga Beogradi shkojnë në Prishtinë, Mitrovicë e qytete të tjera. Nuk shoh arsye pse do të bëhej dallim me këtë linjë”, ka thënë Gjuriq