Aktuale

Gjuriq: Çnjohjet e Kosovës të rëndësishme për pozicionin negociues të Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha sot se tërheqjet e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur janë të rëndësishme për pozicionin e ardhshëm negociues të Serbisë.

Duke shtuar se ky është edhe një tregues i angazhimit të autoriteteve shtetërore për mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë.

Ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka filluar një veprim për të “mbrojtur pozicionin e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare” që ka çuar në një kthesë në bashkësinë ndërkombëtare dhe se më herët mbi 110 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe sot ajo shifër është zvogëluar në më pak se gjysmën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Tanjug.

Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve se Sierra Leone është bërë vendi i 18 që e ka çnjohur Kosovën. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN