Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se këtë javë do ta vizitojë Kosovën dhe se askush nuk mund ta ndalë atë.
Në pyetjen e gazetarëve pse i është ndaluar vizita në Kosovë, Gjuriq është përgjigjur: “Me të vërtetë mendoni se dikush ma pamundëson që të jem me popullin tim në Kosovë dhe Metohi? Natyrisht se këtë javë do ta vizitoj popullin tim në Kosovë dhe Metohi dhe do të jem në veri”, e citojnë deklaratën e Gjuriqit agjencitë e lajmeve të Serbisë.
Ditë më parë Marko Gjuriqit i është ndaluar hyrja në Kosovë me një vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vendimi për ndalimin e Gjuriqit që të hyjë në Kosovë, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e ka marrë në konsultim me kryeministrin Isa Mustafa dhe organet e sigurisë në Kosovë.
Zyrtarëve tjerë serbë që kanë planifikuar që ta vizitojnë veriun e Kosovës u është lejuar vizita.