Qeveria e Serbisë është e kënaqur me marrëveshjen për telekomunikacionin e arritur me Prishtinën, në veçanti me faktin se Telekomi i Serbisë do të veprojë zyrtarisht në Kosovë, si një kompani e njohur ligjërisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e Prishtinës, thotë Marko Gjuriç.
Sipas kreut të zyrës serbe për Kosovë pranë Qeverisë së Serbisë, Kodi telefonik +383, është në pronësi të Serbisë dhe është dhënë për Kosovën si rajon gjeografik, raportojnë mediat serbe.
Ai ka marr si shembull të njëjtë Kinën, e cila ka disa kode telefonike, që frytëzohen për Hong Kong, për Macau dhe për Tajvan, ka thënë Gjuriç gjatë një konference për media, transmeton KosovaPress.