Aktuale

Gjuhen me karrige dhe ngacmojnë një femër – dy të rinjë serbë sulmohen nga shqiptarët në Mitrovicë

Dy të rinj të komunitetit serb në Kosovë janë plagosur mbrëmë në Mitrovicën veriore kur në lagjen e boshnjakëve janë sulmuar nga një grup shqiptarësh.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Nemania” të Mitrovicës së Veriut, pasi paraprakisht disa të rinj shqiptarë kanë ngacmuar motrën e njërit prej serbëve të plagosur, raporton Insajderi.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Insajderit se pasi të rinjtë shqiptarë ngacmuan vajzën serbe, ka filluar përleshja. Gazeta ka mësuar se pas përplasjes verbale ka ndodhur përplasja fizike.

“Një serb ka qenë me femër, motrën e vet, duke kalu me një lagje në veri të Mitrovicës. Këta të rinjtë shqiptarë i kanë hedh fjalë atij dhe çështje karakteri ata janë përfshirë pastaj në rrahje. Pastaj i ka dalë në ndihmë babai i këtyre të rinjve dhe aty një grup më i madh i shqiptarëve janë grumbulluar dhe i kanë gjuajtur me karrige”, ka thënë ky burim.

Lidhur me këtë ngjarje, disa persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Veri dhe pritet të hetohen për veprat penale të sulmit fizik dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike.

Ndërkaq, të lënduarve u është dhënë ndihma në qendrën klinike spitalore në Mitrovicën veriore ku ata janë hospitalizuar. /Insajderi.com

the authorBurbuqe Metolli