Aktuale

Gjuajtje me armë në Prishtinë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të armës automatike, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Detaje tjera rreth këtij rasti nuk dihen.

the authorGazetaKNN