Në rrugën Lauan Haradina, shumë afër stacionit të Policisë ka ndodhur një gjuajtje me armë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila i tha KosovaPress-it se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar. Sipas saj, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Tags:Policia e Kosovës