Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri gjatë festës së Vitit të Ri. Poashtu nga të njëjtit i ka konfiskuar dy pistoleta me gas.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 01.01.20202-00:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit gjatë festës së Vitit të Ri kanë shtënë me armë zjarri. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy pistoleta me gas. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.