Declan Tramley, kanadezi 3 vjeçar u gjobit nga policia pasi kishte dalë shëtitje me motoçikletën e tij dhe kishte “parkuar” gabim! Reagimi i menjëhershëm i tij duke vënë dorën në ballë si shenjë dëshpërimi për gjobën, është bërë i famshëm në të gjithë botën.
Babai i të miturit kishte parë policin dhe i kishte thënë se djali i tij pëlqen punën e policëve. I nxitur nga këto fjalë oficeri kishte vendosur që të bënte shaka me Declan, duke iu afruar dhe duke i thënë se po gjobitej për parkim në vend të gabuar.