Dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK në Drenas, janë marrë si të bazuara dhe subjekteve u është shqiptuar dënimi pre 1200euro.
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” njofton se “PZAP, miraton si të BAZUARA dy ankesat e KDI/DnV, ndaj dy subjekteve politike PDK dhe LDK për shkak të shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore”.
DnV njofton se dënimi i shqiptuar nga PZAP është gjobë në vlerë prej 1200 euro. /KosovaPress/
