Aktuale

Gjoba të rënda ndaj shkelësve të sigurisë në trafik

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

PK-ja njofton se përveç patrullimeve në lëvizje, kjo e fundit është përqendruar edhe në identifikimin e kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafik.

Policia e Kosovës ka gjetur 1 mijë e 321 raste ndaj kundervajtësve në trafik ku edhe iu është aplikuar masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik”

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Vetëm gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2019-10.03.2019 nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve, të cilëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje PK, njofton se ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. /FaktePlus