Aktuale

Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes që ndodhi dje në Prishtinë

Dje rreth orës 11:30, policia ka raportuar për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Mirëpo, 27-vjeçari, A.J., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vrasja që ndodhi në pikë të ditës dje në Prishtinë, saktësisht në “Kolovicë”, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje të kobshme dhe pasdite kanë treguar se i dyshuari që ka kryer këtë krim është identifikuar.

Sipas një komunikate, që përmbante informacione shtesë, thuhej se po punonte rreth lokalizimit të vendndodhjes së tij.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjen e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

“Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor”, ka thënë Policia

the authorBurbuqe Metolli