Aktuale

Gjirokastër, asgjesohen 7983 rrënjë kanabis, arrestohet 20 vjeçari

Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër, është vënë në pranga nga policia për kultivim të bimëve narkotike.

20-vjeçarit iu janë gjetur në tokën pranë banesës 333 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq ka asgjësuar edhe 7650 bimë narkotike , në vendin e quajtur “Konoshtin” , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.