Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan është furnizuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë me kontigjentin e parë të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.
Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore.
“Aplikimin e tyre jemi duke e bërë në dy qendra, QKMF dhe QMF-Dardania në shërbimin e vaksinimit. Do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe qytetarët që kanë probleme të caktuara shëndetësore”, ka thënë Berisha.