Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njejti me qëllim që të vazhdoj punën edhe një vit pas pensionimit ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e ekstraktit nga Regjistri Qendror të Gjendjes Civile.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari ka falsifikuar datën e lindjes për shkak të arritjes së moshës për pensionim, dhe me qëllimin që të vazhdoj punën edhe për një vit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.
Rasti nga ana e policisë është cilësuar si legalizim i përmbajtjes së rreme.