Dje rreth orës 04:30 të mëngjesit pronari i një shpie në Gjilan e ka zënë në flagrancë një hajnë që kishte hyrë për të vjedhur.
Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.
“Rr. “Sadulla Brestovci”, Gjilan 21.02.2019 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/