Në Gjilan, nesër do të fillojë faza e dytë e dezinfektimit hapësinor për eliminimin e insekteve, të cilat gjatë sezonit të verës janë më të theksuara.
Nga komuna kanë bërë të ditur se në terren ka filluar përmirësimi i gjendjes në terren pas fazës së parë së dezinfektimit.
Dezinsektimi do të nis nesër nga ora 20:00 për të vazhduar edhe ditët e tjera, ku tashmë janë evidentuar pikat për intervenim.
Nga bletarët kërkohen që të jenë të kujdesshëm e t’i mbajnë bletët mbyllur, për shkak se ato mund të dëmtohen./KP