Një sherr virtual ka nisur tash e sa javë mes reperëve Blunt e Real me Gjikon.
Blunt dhe Real kanë filluar ta etiketojnë Gjikon përmes disa statuseve në rrjetin social Instagram, ku nuk i kanë kursyer as fjalët e ndyta, shkruan lajmi.net.
“Porositë” janë dërguar nga njëra palë tek tjetra, ndërsa për disa ditë u mendua se ky sherr ishte harruar.
Sot, Gjiko dhe Blunt i kanë bërë “diss” njëri-tjetrit përmes disa imazheve në Insta-Story, meqë rast Gjiko ka habitur me veprimin e fundit.
Me një thes para në dorë, reperi ka shkruar “E falemnderoj @bluntandreal per marketingin qe po ma bon”, ndërsa Blunt në një prej fotografive ka shkruar “Mo harro prej kahit vjen o pu..i”. /Lajmi.net/