ShowBiz

Gjiko publikon këngën “Je Shku” (Video)

Reperi pejan Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ka publikuar këngën e tij të fundit “Je Shku”, këngë kjo që pritet të ketë suksesin e ngjashëm apo më të madh se këngët e tjera të publikuara nga ai.

Gjiko, këtë herë solli këngën “Je Shku” vetëm, pasi që këngët e tij të fundit ishin bashkëpunime duke filluar nga kënga e fundit “Hajmali”, të cilën e realizoi me Ermal Fejzullahun, njofton KosovaPress.

Ai njihet për tekstet e tij të veçanta, të mos themi të pazakonshme por ka një stil më ndryshe nga reperët e tjerë vendor, për më shumë dëgjojeni këngën: