Gjiko ka paralajmëruar këngën e re “Yjet Naltë”, e cila pritet të lansohet të dielën.
Pas suksesit me hitin e fundit “Je shku”, që u lansua para tre muajve, Gjiko në rrjetin social Instagram ka treguar se edhe projekti më i ri është gati të dalë në treg, ku nëpërmjet një videoje ka paraqitur sekuenca nga kënga më e re, shkruan KosovaPress.
Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko, këngën e re “Yjet Naltë” pritet ta publikojë ditën e dielë, në orën 14:00. Edhe kjo këngë është bashkëpunim i RedBox Entertainment dhe AVD Digital.