Aktuale

Gjetje shqetësuese për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon sot një analizë e zbatimit të obligimeve ligjore nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial”, ku gjetjet e raportit janë shqetësuese sa i përket efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial në zbatimin e obligimeve ligjore në kuadër të mandatit të tyre.

IKD ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të publikohet Raport i monitorimit të KGJK-së dhe KPK-së për gjashtë mujorin e parë 2016: “Efikasiteti, Llogaridhënia dhe Integriteti i Sistemit Gjyqësor dhe Sistemit Prokurorial:

“Analizë e zbatimit të obligimeve ligjore nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial”. Gjetjet e raportit janë shqetësuese sa i përket efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial në zbatimin e obligimeve ligjore në kuadër të mandatit të tyre. Raporti përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete rreth miratimit të legjislacionit sekondar, planeve, udhëzimeve dhe vendimeve të KGJK-së dhe KPK-së”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Raportet e IKD-së janë rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Gjykatave dhe Prokurorive të rregullta në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky projekt mbështet nga Ambasada Britanike në Kosovë. /KosovaPress/