Rajon & Botë

Gjesti i nënës që mbajti me vite të lidhur fëmijët me zinxhirë ka tmerruar sallën e gjyqit

Çifti që akuzohet për torturë ndaj 13 fëmijëve të tyre, të cilët për vite i kishin mbajtur të bllokuar në një shtëpi që tashmë identifikohet si “shtëpia e tmerreve” është paraqitur në gjykatë, të lidhur me zinxhirë dhe të urdhëruar që të qëndrojnë larg viktimave, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në gjykatë 57 vjeçari David Turpin dhe gruaja e tij Louise, 49 vjeçe, po përballen me gati 40 akuza, që nga mbajtja e fëmijëve të uritur për vdekje, torturë dhe lidhje me zingjirë.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta dhe gjykata vendosi që çifti Turpin të mos ketë asnjë kontakt, të tërthortë apo drejtpërdrejtë me fëmijët.

Ky urdhër skadon në vitin 2021 dhe gjatë kësaj kohe atyre nuk ju lejohen përveç se t’i afrohen fëmijëve të tyre, as të provojnë t’i kontaktojnë apo të gjejnë vendndodhjen e tyre.

Asnjëri nga prindërit e fëmijëve nuk foli asnjë fjalë gjatë gjyqit, mirëpo pranuan me kokë urdhrat.

Pas leximit të urdhrit, nëna e fëmijëve tërhoqi vëmendjen kur filloi të qeshte në një bisedë me avokatin e saj, Jeff Moore.

Fëmijët e tyre, tash e sa ditë mbeten ende duke u kuruar në spital./Express.