Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar vëllaun e Adnan Hysenit, Avni Hysenin.
Hyseni përveç Haradinajt ka takuar edhe ministrin e shëndetësisë, Uran Ismailin.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pagën e tij prej tre mijë eurove ka vendosur me ia dhënë Adnan Hysenit për shërim.
Më poshtë statusi i tij i plotë.
Ne takim qe pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shendetsis Uran Ismajli i njoftova per gjendjen jo te mire te vllaut Adnanit dhe nevojen urgjente per mjekim ne Gjermani ku edhe është i shtrir ne spital atje si dhe nevojen e domosdoshme per mbeshtetje (shumen 70.000€) per te cilen edhe ju kemi drejtu Kombit Shqiptar ku edhe kete mbeshtetjen Adnani po e ka nga momenti ne moment nga populli gjithandej ne bot fal respektit per kontributin e tij per 20 vite per popullin dhe atdheun.
Kryeministrit Haradinaj mi dhuroj 3.000€ (nga pagen e tij) dhe shprehi gadishmerin e Qeveris per mbeshtetje ne rast nevoje por un i tregova se ne baz te asaj qe kemi ne xhirollogarin e Adnanit, mbeshtetja permes mesazheve ne IPKO dhe VALA e cila po vazhdon ende, mbeshtetjen qe do e kemi nga Shqiptaret ne Amerik, Zvicer, Gjermani, Franc e gjithandej botes ku ka Shqiptar te cilat jan angazhu dhe keto dit edhe do i deponojn ne xhirollogarin e Adnanit duke mos e harru edhe mbeshtetjen nga disa vllezer dhe motra Shqiptar te cilet edhe e kan vizitu keto dit Adnanin ne spital ne Gjermani besoj se shuma prej 70.000€ do arrihet.
Kur un ta kam konfirmimin e sakt te shumes se pergjithshme do tregoj e qe besoj se shpejti edhe do e bej.