Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vdekur nga koronavirusi.
Kjo shifër është për dhjetë persona më e lartë sesa numri i shënuar një ditë më parë, kur u regjistruan vetëm gjashtë raste. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani shkoi në 8,674.
Shifrat e viktimave dhe infektimeve kanë qenë zakonisht më të ulëta gjatë fundjavë dhe numri pastaj është rritur gjatë ditëve të punës.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 252 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 154,193, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Gjermania ka filluar t’i largojë masat kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, pavarësisht faktit se është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të rasteve.