Gjermania e ka shënuar njërën nga shifrat më të ulëta të rasteve të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, bëri të ditur instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” të hënën.
Sipas këtij instituti, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 1,774 raste të reja të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 141,672.
Numri i të vdekurve për 24 orë ishte 110 dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 4,400. 3,500 persona u shëruan gjatë kësaj periudhe, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Instituti tha se masat për distancim fizik janë duke funksionuar, por paralajmëroi se të dhënat gjatë fundjavës mund të mos jenë plotësisht të sakta për shkak se disa laboratore po i dërgojnë shifrat me vonesë.
Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.