Gjermania ka regjistruar 340 raste të reja me COVID-19.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 340 në 205.609, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infective, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Vdekjet e raportuara mbetën të pandryshuara në 9,118, tregoi raporti.