Rajon & Botë

Gjermania propozon kombinimin e draft-rezolutave franceze dhe ruse për ndalimin e luftës siriane

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka propozuar bashkimin e draft rezolutave franceze dhe asaj ruse, në Këshillin e Sigurimit të BE-së, për të përmbyllur luftën në Aleppo, ka thënë sot zëdhënësi i kësaj ministrie, Sawsan Chebli.

 

Çështja ka tw bëjë me gjetjen e një mundësi për t’i bashkuar këto dy draft-rezoluta në një të tillë, që do të kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurisë në Bashkimin Evropian, dhe do të bënte të mundur që përfundimisht të mbaronte “lufta e ferrit” në Siri, ka thënë Chebli, transmeton Express.

Megjithatë, zëdhënësi Chebli ka thënë se Ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk ka asnjë zgjidhje se si do të dukej ky lloj kompromisi.

Zëdhënësi ka theksuar se Rusia nuk përkrah idenë e ndalimit të fluturimit në zonën e Aleppos, përderisa, Gjermania mendon që ky është një kusht i nevojshëm.

Përktheu: Albioneta Ademi