Rajon & Botë

Gjermania paralajmëron Turqinë: Mjaft me shantazh ndaj BE’së

Evropa nuk duhet ta lejojë veten të shantazhohet nga Turqia në bisedimet për udhëtimin pa viza në Evropë, ka thënë zëvendës kancelari gjerman Sigmar Garbriel.

Akcesi pa viza në Evropë është parë si shpërblim për rolin e Turqisë në ndalimin e fluksit të migrantëve në Evropë, transmeton arbresh.info.

Por ky veprim është shtyrë për shkak të mospajtimeve të ndryshimeve legjislative post-grusht shtet në Turqi.

“Është në dorë të Turqisë nëse do të ketë udhëtim me viza apo jo”, ka thënë Gabriel.

Ai tha se Turqia në mënyrë drastike është  distancuar nga Evropa “duke lëvizur drejt rivendosjes së dënimit me vdekje”, që është një “kundërvajtje flagrante e statutit të BE-së e të drejtave themelore”.