Në Gjermani, një ditë pas zgjedhjeve ku kanë fituar demokristianët me një rezultat më të keqin që nga viti 1953, ekzistojnë fituesit dhe “fituesit” ndërsa e vetmja mundësi “koalicioni i Xhamajkës” në të vërtetë është edhe opsioni i fundit, sepse si duket Angela Merkel nuk ka plan B.
Sipas mediave me influencë gjermane, ata pretendojnë se nëse “koalicioni i Xhamajkës” dështon zgjedhjet e reja do të jenë të pashmangshme./KosovaPress/