Autoritetet gjermane njoftuan të martën se kanë ndaluar transferimin e azilkërkuesve në Hungari sipas rregullave të BE-së, derisa Budapesti të mos ofrojë garanci se migrantët nuk do të mbyllen sistematikisht në territorin e Hungarisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë i ka dhënë udhëzime Zyrës për migrim se, në raste të transferimit të migrantëve sipas rregullave të Dublinit duhet kërkuar garancia se personi që do të transferohet atje do të vendoset në pajtim me standardet e BE-së”, transmeton AFP.