Pas sulmit të ndodhur në Berlin kur një kamion përplasi një treg Krishtlindjesh, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka thënë se ende është e paqartë nëse incidenti në perëndim të Berlinit ka qenë sulm apo aksident.
Mediat gjermane raportojnë se ngasësi i kamionit, i cili shkaktoi këtë sulm, është arrestuar. /Express/
Tags:berlin