Rajon & Botë

Gjermania bën thirrje për shumë kujdes gjatë largimit të masave kufizuese

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, u ka bërë thirrje 16 shteteve gjermane që t’i largojnë ngadalë masat kufizuese të koronavirusit në mënyrë që të shmanget përhapja më e madhe e tij.

“Si person që beson në vendime të mbështetura në fakte, ju rekomandoj të gjithëve që të veproni me shumë kujdes në mënyrë që të mos detyrohemi t’i kthejmë masat përsëri”, tha ky ministër për Radion Deutschlandfunk.

Markus Soeder, kryeministër i Bavarisë, e cila i ka marrë disa prej masave më të rrepta të distancimit social, tha se shteti i tij është duke bërë vetëm hapa të vegjël në largimin e masave kufizuese në mënyurë që të mos vihet në rrezik suksesi i shënuar deri më tani në luftën kundër virusit.

Sipas sistemit të decentralizuar politik të Gjermanisë, këto shtete kanë kompetenca që të zbatojnë ose largojnë masa të distancimit social dhe kancelarja Angela Merkel po u reziston thirjeve të disa rajoneve për të larguar edhe më shumë masa.

Gjermania deri më tani i ka regjistruar mbi 155 mijë të infektuar dhe 5,750 të vdekur nga koronavirusi. Numri i viktimave në këtë shtet është shumë më i vogël në krahasim me shifrat e shënuara në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

the authorGazetaKNN