Rajon & Botë

Gjermani: Operacion i Policisë për gjuhë të urrejtjes në internet

Autoritetet gjermane kanë kryer një operacion kundër personave të cilët dyshohen për postimin e porosive urrejtëse nëpër rrjete sociale, deklarojnë zyrtarët e këtij shteti.

Policia federale bën të ditur se janë bastisur shtëpitë e 40 njerëzve, kryesisht për dyshime se në rrjete sociale kanë postuar material me porosi antisemite dhe të majta.

Ligji gjerman  kufizon lirinë e fjalës , kur është fjala për nxitje për dhunë , glorifikimit të nazizmit dhe diskriminimit racial apo mohimin e Holokaustit .

Policia bën të ditur se vitet e fundit është rritur urrejtja në internet ndërsa porosi të tilla shpesh postohen nga njerëz anonimë.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha në një deklaratë me shkrim se duhet të zbatohen dispozitat e ligjit edhe në internet .

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se cak i gjuhës së urrejtjes në internet janë aktivistët që udhëheqin fushata kundër ekstremizmit të djathtë por edhe refugjatët.