Spitali universitar Wuerzburg në Gjermani ka thënë sot se dy nga tri viktimat që i ka trajtuar për lëndimet e marra nga një sulm me sëpatë dhe thikë në një tren në Bavari, janë ende në gjendje kritike por stabile.
Ky spital tha në një komunikatë se viktimat e katërt, e cila është duke u trajtuar në një spital në Nuremberg, do të transportohet në spitalin e tyre, raporton AP, përcjell Express.
Katër turist nga Hong Kongu u sulmuan brutalisht të hënën në mbrëmje në një tren udhëtarësh afër Wuerzburg nga një refugjat afgan 17 vjeçar.
Më pasi sulmuesi plagosi edhe një grua që po shëtiste qenin e saj, para se të vritej nga policia.