Policia gjermane i ka bastisur sot banesat e katër imamëve të dyshuar për spiunim në emër të qeverisë turke kundër klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet nga Ankaraja për orkestrimin e puçit të dështuar korrikun e kaluar.
Bastisjet, në shtetet gjermane Rhine-Westphalia dhe Rhineland-Palatinate, ka mundësi që do t’i tensionojnë edhe më tej marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s, të cilat kanë nevojë për njëra-tjetrën për t’i luftuar çështjet si sulmet islamike militantë e deri në krizën evropiane me refugjatë, transmeton Express.
Zyra e Prokurorit Publik ka thënë në një komunikatë se imamët kanë vepruar në bazë të një urdhri të lëshuar më 20 shtator të vitit të kaluar nga autoriteti fetar me bazë në Turqi, Diyanet, i cili thoshte se lëvizja e Gulen qëndron prapa tentim puçit./Gazeta Express/