Autoritetet e Frankfurtit u shprehën të kënaqura sot për evakuimin më të madh në Gjermaninë e pasluftës për shkak të çaktivizimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën 60 000 persona, të cilët jetojnë në një zonë mjaft të populluar, u detyruan të largoheshin për të mundësuar çaktivizimin e një bombe me peshë 1,8 tonë, tip HC 4000, me 1 300 kilogramë eksploziv.
“Evakuimi ndodhi shumë shpejt”, tha Reinhard Ries, shef i Shërbimit Zjarrfikës të Frankfurtit.
Operacioni për çaktivizimin e bombës do të fillojë pasdite.
Një tjetër bombë e Luftës së Dytë Botërore (LIIB), me peshë 500 kilogramë, u çaktivizua sot në qytetin gjerman të Koblencit, njoftoi shefi i zjarrifikësve të këtij qyteti.
Për këtë operacion u evakuan 21 000 persona.