Komandanti i Komandës së SHBA-së për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti ka vizituar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, raporton Ekonomia Online.
Paraprakisht gjeneral Curtis M. Scaparrotti, u prit edhe nga presidenti Hashim Thaçi.