Aktuale

Gjenerali i FSK-së jep detaje lidhur me rastin e zhdukjes së dy policëve

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama ka qëndruar në vendin ku njësitë e FSK-së janë duke bërë kërkimin e dy policëve të zhdukur.

Ai ka thënë se FSK-ja s’do të ndalë kërkimin deri në gjetjen e policëve. Gjithashtu, ka shtuar se janë në koordinim me autoritetet maqedone, raporton KTV.

“Ne si forcë kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në teren. Na vjen keq për atë që ka ndodhur. Ne nuk do të ndalemi deri t’i gjejmë. Jemi në kontakt me autoritetet maqedonase dhe janë duke kërkuar edhe në territorin maqedonas. Ata e kanë bërë një ekip të kërkim shpëtimit. Nuk shoh ndonjë problem nga pala maqedonase”, ka thënë Rama.

Në kërkim andej kufirit janë edhe Shoqata e Bjeshkatarëve ekologjike e Shkupit.