Reshjet e borës që filluan nga mbrëmë kanë bërë që rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, të shkaktojnë tollovi në komunikacion.
Në disa pamje të siguruara nga Express, shihet se ka pasur edhe aksidente të shumta të vogla.
Në rrugën “Enver Maloku” të Prishtinës, e cila, sikurse edhe rrugët tjera, nuk është pastruar ende nga Komuna, shumë vetura kanë ngecur në rrugë ndërsa autobusët e Trafikut Urban nuk ia kanë mësyrë fare kësaj rruge.

